Ora News – Në Lezhë flamuri u ngrit dy herë, në bashkitë e djathta festohet edhe Çlirimi

Ora News – Në Lezhë flamuri u ngrit dy herë, në bashkitë e djathta festohet edhe Çlirimi

Subscribe në Ora News këtu br Në përkujtim të shpalljes së pavarësisë 104 vite më pare, të gjitha qytetet në vend kanë organizuar ceremoni zyrtare. Edhe Bashkitë e djathta ashtu si politika festoi edhe Ditën e Çlirimit, ndërsa në Lezhë flamuri u ngrit dy herë. Organizimimi, por edhe pjesëmarrja e qytetarëve ishte modestebr Shpallja e pavarësisë 104 vite më parë është përkujtuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në Bashkitë e djathta së bashku me Pavarësinë u festua edhe Çlirimi i vendit.br Por në qytetin e Lezhës ky vendim dhe ndryshimi i protokollit nga ana e Bashkisë bëri që flamuri të ngrihej dy herë, fillimisht nga përfaqësuesit e Bashkisë e më pas nga deputeti Eduard Ndocaj, që kur mbërriti në vendin ku organizohej ceremonia, ajo kishte përfunduar.br Eduart Ndocaj: ?E pakuptimtë që ftohen institucionet që vijnë këtu e nuk ngrenë një flamur që është e detyrueshme?br Enver Nazifi: ?Ishte lënë për në 10.30 por duke parë kushtet atmosferike të kohës, e filluam pak më vonë dhe ju kërkoj ndjesë?br Në qytetin e Shkodrës festimet nisën me ngritjen e flamurit në sheshin përpara Bashkisë, ndërsa më pas u vendosen kurora me lule të busti i ?Luigj Gurakuqit?, në varrezat katolike tek martirët e vrarë gjatë regjimit komunist si dhe në Varrezat e Dëshmorëve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-11-28

Duration: 02:13

Your Page Title