Ora News – Nishani: Dy prioritetet, zgjedhjet e lira dhe lirimi i vendit nga kanabisi

Ora News – Nishani: Dy prioritetet, zgjedhjet e lira dhe lirimi i vendit nga kanabisi

Subscribe në Ora News këtu br Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka theksuar se dy janë çështjet kryesore për Shqipërinë; zgjedhjet e lira dhe të ndershme si dhe lirimi i vendit nga kanabizmi.br Gjatë fjalës në takimin për 104 vjetorin e pavarësisë, Nishani e konsideroi çështjen e kanabisit, si ?murtajë? që rrezikon të ardhshmen e vendit.br Nishani: Hapja sa më parë e negociatave me Bashkimin Evropian do të jetë hapi tjetër cilësor që do të na çelë derën për të ecur në rrugën e gjatë të reformave edhe më thella dhe ndoshta më të dhimbshme, por të domosdoshme për t?u bërë pjesë e familjes evropiane.br Ajo që mbetet thelbësore e këtij procesi është angazhimi, përkushtimi dhe veprimi i pandashëm i shoqërisë shqiptare dhe aktorëve të saj në përmbushje të standardeve të kërkuara.br Jam i bindur se shqiptarët nuk do të lodhen kurrë në këto përpjekje dhe në këtë rrugëtim. Periudha në vijim është një periudhë me dy prioritete të mëdha; zgjedhjet e lira dhe të ndershme që do të zhvillohen qershorin e ardhshëm dhe lirimin e vendit nga kanabisi, kjo murtajë që rrezikon të sotme dhe të nesërmen. Ne dhe fëmijët tanë, politikën dhe shtetin, demokracinë dhe integrimin.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-11-28

Duration: 02:44

Your Page Title