Report TV - Aksidenti Vlorë, arrest shtëpie për shoferin: S'e pashë gropën

Report TV - Aksidenti Vlorë, arrest shtëpie për shoferin: S'e pashë gropën

VLORE- Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike për Petraq Bejën, shoferin e aksidentit që ndodhi në afërsi të ?Ujit të Ftohtë?, ku humbi jetën 17-vjeçari Kristo Panajoti. Por më herët, prokuroria kërkoi ?Arrest me burg? për shoferin Beja. br br Seanca u zhvillua në ambjentet e spitalit ku gjendet i shtruar aktualisht Beja. Ndërkohë mësohet se 21- vjeçari ka deklaruar se po lëvizte me shpejtësi normale dhe se nuk e ka parë gropën.br br "Po lëvizja me shpejtësi normale, dhe nuk e kam devijuar rrugën pasi nuk e kam parë fare gropën", u shpreh Beja.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-11-30

Duration: 00:45