Ora News - Akciza e gazit, Bode: Lëvizje e çoroditur e qeverisë, pretekst për rritje çmimi

Ora News - Akciza e gazit, Bode: Lëvizje e çoroditur e qeverisë, pretekst për rritje çmimi

Subscribe në Ora News këtu br Ish-ministri i Financave Ridvan Bode në studion e lajmeve të Ora News tha se akciza e gazit është një pretekst për rritjen e çmimit. Ai u shpreh se ajo është një lëvizje e çoroditur e qeverisur për të bindur FMN se qeveria është duke marrë edhe masa shtesë në rritjen e taksave.br Bode: Do të jetë një pretekst për të rritur çmimin e gazit, por nuk ka për të rezultuar asgjë në arkën e shtetit, sepse do të kemi gaz me akcizë dhe gaz pa akcizë dhe sesi do të dallohet gazi me akcizë nga gazi pa akcizë e di vetëm qeveriabr Këto janë lëvizje të çoroditura që bën qeveria për të bindur FMN se ne jemi duke marrë dhe masa shtesë në rritje e taksave. Thelbi i asaj që po ndodh në paketën fiskalë nuk ka të bëjë me vendosjen e taksave të larta. E vërteta është tjetër dhe që nuk po ndihet qeveria dhe do të japë llogari dhe ka ardhur koha të japë llogari, ka vendosur në harkun e 4 viteve 440 mln dollarë taksa të reja në vit.br Ridvan Bode tha se bilanci i qeverisë Rama është i dështuar. Duke u ndaluar te buxheti i cili do të diskutohet nesër në Kuvend, Bode tha se premtimet e kësaj qeverie janë të parealizuara.br Bode: Buxheti i vitit 2017 është buxheti i 4-te që miraton kjo qeveria. Është kohë për të bërë një bilanc të qeverisë Rama, një bilanc që e nxjerr të dështuar dhe me premtime të parealizuara.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2016-11-30

Duration: 19:58

Your Page Title