Ora News – Basha në Gjirokastër: Pushtet për qytetarët, jo për një grusht njerëzish

Ora News – Basha në Gjirokastër: Pushtet për qytetarët, jo për një grusht njerëzish

Subscribe në Ora News këtu br Të përmbyllet proçesi i kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore. Ka qenë ky mesazhi dhe detyra e dhënë nga kryetari i Partisë Demokratike në aktivin e kësaj force poltike në Gjirokastër, për të gjithë drejtuesit e strukturave në degë. br Në aktivin e Partisë Demokratike në Gjirokastër, kryetari Lulzim Basha, foli për ndryshim të kësaj force politike, për ta shndërruar sipas tij në një formacion modern europian.br Basha: Partia Demokratike është e bashkuar dhe po bashkohet dhe po hapet gjithmonë e më shumë. Një ndryshim i madh i Shqipërisë nis nga brenda vetes tonë. Na duhet të përmbyllim procesin e kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore. Hapja e Partisë Demokratike ndaj çdokujt që do të vijë në këtë betejë e të bashkohet me ne, dhe nuk janë pak, dhe nuk janë vetëm simpatizantë, por edhe ish kundërshtarë që kanë identifikuar të keqen e madhe që kemi përballë.br Ndërsa gjatë takimeve në lagjet e qytetit të Gjirokastrës, Basha premtoi pushtet për qytetarët, ndërsa prioritet nën qeverisjen e tij, tha ai, do jenë shtresat në nevojë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-12-02

Duration: 01:23

Your Page Title