Ora News – Fier , flasin dëshmitarët, panë burrin të hidhte gruan nga kati i katërt

Ora News – Fier , flasin dëshmitarët, panë burrin të hidhte gruan nga kati i katërt

Subscribe në Ora News këtu br Viktima 43 vjeçare Liljana Ruko kishte denoncuar një muaj më parë dhunën e burrit në policinë e Fierit ku kishte kërkuar dhe urdhër mbrojtje.br Por, policia pas verifikimit të denoncimit, dhe akordimit të urdhrit të mbrojtjes i la të jetonin në një banesë, por edhe pas kësaj dhuna vijoi deri sa çoi në vdekjen e nënës së dy fëmijëve.br Burime në Policinë e Fierit thanë se çifti u la të jetonin në një çati pas konstatimit se ishte rast sporadik.br Ndërkohë dëshmitarë të krimit të rëndë në familjen Ruko në lagjen ?Kryengritja e Fierit?, rrëfejnë ngjarjen makabre që trondit mbarë opinion publik. Ata thonë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe nuk u la mundësi për ndërhyrje.br Dëshmitare: Dëgjova ulërimat. Ishte e tmerrshme. Kur dola jashtë e pashë se e kishte nxjerrë nga dritarja dhe e mbante varur nga këmba me kokë poshtë dhe e lëshoi si thes plehrash. Ndodhi shumë shpejt dhe ishte shumë e papritur.br Taksisti: Dje e kam takuar në orën 13:00. Ishte nervoz.br Një ditë pas vrasjes makabre, dera e apartamentit ku jetonte çifti Ruko ka qënë e mbyllur. Prindërit e 43 vjecares Liljana Ruko, nënë e dy fëmijëve, morën trupin e pajetë të saj për të kryer ritet e fundit.br Grupi hetimor në Policinë e Fierit pohojnë se Ferdinant Ruko ka pranuar vrasjen e bashkëshortes duke thënë se fillimisht e ka goditur e rrahur me grushte për shkaqe xhelozie, më pas e ka zhveshur dhe e hodhi nga dritarja e banjës.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-12-04

Duration: 01:55

Your Page Title