Report TV - Kapet sasi rekord heroine në Durrës, do trafikohej në Itali

Report TV - Kapet sasi rekord heroine në Durrës, do trafikohej në Itali

Një sasi rekord heroine prej 30 kg është sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte në portin e Durrësit. Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike e llojit heroinë e kapur në Durrës. br br Lënda narkotike është gjetur e ngarkuar në një kamion tip "Skania" me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, të ngarkuar me lëndë drusore, i cili kishte për destinacion Italinë. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, Aurel Kryemadhi, 45 vjeç, banues në Elbasan. br br Droga është zbuluar gjatë kontrollit të mjetit me skaner, ndërsa ishte e fshehur në tavanin e karrocerisë.br br Lënda narkotike është gjetur e paketuar në 52 pako me peshë rreth 30 kg e llojit heroinë.


User: Report TV

Views: 9

Uploaded: 2016-12-10

Duration: 01:20