PS-LSI arrijnë konsensusin për akcizën e gazit

PS-LSI arrijnë konsensusin për akcizën e gazit

Akciza për gazin e lëngshëm për automjetet nga janari i vitit që vjen do të behet 8 dhe jo 13 , siç u propozua në fillim ne paketën fiskale.br br Pas debateve dhe kundërshtimeve të shumta brenda mazhorancës, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka gjetur konsensusin për vendosjen e akcizës së gazit, e cila deri më tani ka qenë zero.br br Ishte Lëvizja Socialiste për Integrim që fillimisht kundërshtoi vendosjen e akcizës për gazin, por që më pas u tërhoq nga ky qëndrim, nisur dhe nga reflektimi i deputetëve socialistë për uljen nga 13 në 9 për qind.br br Ministri Financave Arben Ahmetaj, tha se niveli I akcizës se gazit për automjetet është me i ulëti në rajon.br br Ndryshimet e bëra për nivelin e akcizës pritet te miratohen së bashku me paketën fiskale në Parlament.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2016-12-18

Duration: 01:11

Your Page Title