Basha: Të shkarkohet Dako - News, Lajme - Vizion Plus

Basha: Të shkarkohet Dako - News, Lajme - Vizion Plus

Përgjegjësinë per lirimin e Lul Berishes, kryetari demokrat e gjen tek kryetari i Bashkisë se Durrësit Vangjush Dako. Sipas Bashes, Dako ka përdorur pushtetin per te liruar nga burgu nje kriminel. Ndaj tha ai, shkarkimi nga posti i kryebashkiakut është prioritet i opozitës. Deklaratat, lideri i opozitës i beri pas nje takimi me deputetet demokrate te Durrësit dhe këshilltaret opozitare ne Bashkinë e qytetit bregdetar. Basha akuzoi kryeministrin Rama se është shndërruar ne vegël te krimineleve dhe ka bashkëpunuar me ta per te ardhur ne pushtet. Pas kësaj deklarate, Basha shkoi ne zyrën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, me kërkesën per hetim te përfshirjes se kryebashkiakut te Durrësit ne lirimin e Lul Berishës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2016-12-18

Duration: 01:59