Ora News –Gjyqtarët e bashkia Durrës në hetim për lirimin e Lul Berishës

By : Ora News Lajme

Published On: 2016-12-18

2 Views

01:45

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për lirimin e të dënuarit Lulzim Berisha.
Përmes një deklarate prokuroria informon se ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës? lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.
Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e saj datë 05. 12. 2016, ka vendosur : ??Pranimin e kërkesës së të dënuarit Luzim Berisha dhe lirimin me kusht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit penal me burgim të dhënë me vendimin nr. 1, date 16. 01. 2012, te Gjykatës për Krime të Renda, i ndryshuar me vendimin nr. 175, datë 16. 07. 2014, të Gjykatës së Larte, për pjesën e mbetur të pavuajtur të dënimit, prej gjashte vjet e dy muaj e 22 ditë burgim??.
Nga të dhënat paraprake, informon prokuroria, rezulton se Lulzim Berisha ka përfituar nga një seri e gjatë vendimesh gjykate për ulje dënimi, si edhe ka pqrfituar nga ligji i vitit 2012 ?Për Amnistinë?.
Gjithashtu, nga informacioni i publikuar në media, rezulton që në vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, shkruhet se ?Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për tu punësuar në ndonjë subjekt privat?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-e-durresit-nis-hetimet-per-lirimin-e-lul-berishes/

Trending Videos - 28 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 28, 2024