Vrasja e Beqirit, pranga rojes së karburantit, njëri prej autorëve dyshohet se mbante paruke

Vrasja e Beqirit, pranga rojes së karburantit, njëri prej autorëve dyshohet se mbante paruke

Subscribe në Ora Neës këtu br Vrasja e një dite më parë në Elbasan e Sajmir Beqirit mbetet ende një krim pa autorë, ndërsa hetimet vijojnë. Policia e Elbasanit në një njoftim të publikuar sot, bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe 2 predha.br Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes është arrestuar roja i karburantit i cili është në pronësi të Beqirit, pasi dyshohet se ka parë ngjarjen, por nuk ka kallëzuar. Po ashtu janë shoqëruar 9 persona dhe janë marrë në pyetje në lidhje me krimin. Policia ka sekuestruar edhe të gjitha kamerat e sigurisë, të objekteve që ndodheshin afër vendit ku ndodhi krimi.br Gazetarja e Ora News, Belinda Ruçaj na informon se një prej autorëve, ose shoqëresi i autorit dyshohet se mbante paruke në kokë, por kjo mbetet për tu verifikuar.br Beqiri ka qene edhe një person i njohur nga policia e Elbasanit.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:05