“Përmirëso qytetin” me telefon - News, Lajme - Vizion Plus

“Përmirëso qytetin” me telefon - News, Lajme - Vizion Plus

Nëse ju shqetëson mungesa ndriçimit e pusetave ne lagje, keni ambient te ndotur apo shqetësime te tjera ndaj bashkisë ku jetoni, përmes fotografive, mund t?i dërgoni ne një aplikacion te veçante. ?Përmirëso Qytetin? është platforma me e re dixhitale, ku çdo qytetar i Shqipërisë përmes telefonit apo kompjuterit mund te denoncoje shqetësimet per bashkinë e tij. Gjate prezantimit, zvkryeministri Niko Peleshi, deklaroi se kjo metode e ngjashme me ?komisariatin dixhital? do te vere ne lëvizje pushtetin vendor. Ne takimin me drejtues te njësive vendore, nuk munguan replikat me kryebashkiaket e djathte. Kryetari i bashkisë se Mallakastrës akuzoi qeverinë për përzgjedhje politike ne financimin e bashkive. Por zvkryeministri Peleshi solli raste konkrete, për t?i vërtetuar te kundërtën. Gjate takimit me te zgjedhurit vendore, numri dy i qeverise dhe Ministria e Inovacionit deklaruan nismat e qeverise per dixhitalizimin e shërbimeve ndaj qytetareve për eliminimin e burokracive dhe korrupsionit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 02:31

Your Page Title