Marrëveshja për “Rinasin” - PD: Nuk ulën çmimin e biletave, Fino: Pengon aeroportet e reja

Marrëveshja për “Rinasin” - PD: Nuk ulën çmimin e biletave, Fino: Pengon aeroportet e reja

Subscribe në Ora News këtu br Marrëveshja për heqjen e eskluzivitetit të fluturimeve në Shqipëri ka shkaktuar debate të forta në komisionin e veprimtarive Prodhuese. Opozita ka akuzuar qeverinë se heqja e eskluzivitetit për aeroportin Nënë Tereza nuk do të sjellë asgjë pozitive për qytetarët.br Helidon Bushati, deputet i PD: Keni ndërhyrë në një marrëveshje koncesionare dhe nuk keni ndërhyrë në ato pika, të cilat sjellin me të vërtetë uljen e çmimit të biletave për pasagjerët. Duhet t?i thonit qytetarëve se aeroporti i Kukësit nuk mund të ulen avionë me 150 pasagjerë. Ne nuk dimë kush është kompania kineze që ka blerë koncesionarin. Zgjatja e kontratës koncesionare i sjell koncesionarit një fitim prej rreth 20 milionë eurosh.br Por për drejtorin e projekteve në Ministrinë e Transporteve Krislen Keri, kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme duke hedhur poshtë faktin se kompanitë Low Cost operojnë vetëm në aeroporte të mëdha.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:59