Pakënaqësitë në PD, Basha refuzon takimin me krerët e disa degëve- Ora News- Lajmi i fundit-

Pakënaqësitë në PD, Basha refuzon takimin me krerët e disa degëve- Ora News- Lajmi i fundit-

Subscribe në Ora News këtu br Viti zgjedhor ka prekur edhe PD në opozitë e cila gjithashtu ndodhet në një fazë riorganizimi të brendshëm që vjen si rezultat i analizës së demokratëve, pas humbjes të 2013.br Por ky proces ka shtuar disa pakënaqësi në radhët e demorkatëve, pasi disa kryetarë degësh do të duhet të lënë detyrën për shkak të zgjedhjeve në degët e tyre.br Disa prej tyre sot kërkuan takim me kryetarin Lulzim Bashan ë seli, i cili nuk i ka takuar duke nxituar reagimin e tyre për mediat.br ?Vendimi i Kryesisisë së PD është anti-statutor. Nuk janë zbatuar kriteret, nuk ka standarte, është i pamotivuar, i pakonsultuar me degën, për më tepër duket sikur është një dënim kolektiv pa gjyq i gjithë demokratëve në degët që janë përcaktuar dhe përfshirë në riorganizim. Gjatë javës kryetari Basha do e shohë të arsyeshme të na presë të gjithë në grupim dhe pas kësaj secili nga ne do të marrë vendimet individuale. Personalisht nuk futem më në garë?.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:13

Your Page Title