Akuza për lidhje me krimin - News, Lajme - Vizion Plus

Akuza për lidhje me krimin - News, Lajme - Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka qene i vetmi përfaqësues i qeverise qe ka vendosur te reagoje ndaj akuzave te opozitës per lidhjet e qeverise me Klement Balilin, i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës me Greqinë. Ndërsa ministri Saimir Tahiri i akuzuari i opozitës ka vendosur te heshte, Edi Rama ka zgjedhur rrugën e përballjes ne Parlament. Por sqarimi vetëm sa i ka shërbyer opozitës t?i vendose nje epitet te ri liderit te mazhorances. Berisha ka artikuluar akuza te forta ndaj qeverise për lidhje me krimin. Por Rama e Berisha jane përplasur edhe per një çështje tjetër, qe është kthyer ne kryefjalën e çdo debati parlamentar, reformën ne drejtësi. Nderkaq ish-kryeministri Berisha ka denoncuar protestën e kryebashkiakut Erion Veliaj nje dite me pare përpara gjykatës, duke i bere thirrje PD te nise procedurat per shkarkimin e tij.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 02:20

Your Page Title