Ekonomia këtë vit do të rritet vetëm 3.3%, rritja ndikohet nga investimet e TAP- Ora News

Ekonomia këtë vit do të rritet vetëm 3.3%, rritja ndikohet nga investimet e TAP- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br BERZH iu bashkohet institucioneve të tjera, si Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë në pritshmëritë në ulje për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Sipas raportit të BERZH, për muajin maj rritja këtë vit do të jetë vetëm 3.3 dhe vitin e ardhshëm do të arrijë në 3.5. Rritja ekonomike do të ndikohet kryesisht nga investimet në projektin e gazsjellësit TAP.br Pas Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, edhe BERZH rishikon në ulje rritjen e ekonomisë shqiptare këtë vit.br Në raportin për muajin maj, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim thekson se rritja për 2016-ën do të jetë 3.3 dhe do të gjenerohet kryesisht nga investimet që do të bëhen në kuadër të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Papiline.br ?Rritja e PBB ka gjasa të rritet në 3.3 përqind në vitin 2016, duke u mbështur në një cikël të ri investimesh, veçanërisht në sektorin e energjisë, përfshirë këtu nisjen e punimeve të mëdha për gazsjellësin TAP. Një rritje e lehtë në 3.5 përqind pritet në vitin 2017?.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:45

Your Page Title