Dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor arrestohen për aksidentin tragjik në Kavajë- Ora News

Dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor arrestohen për aksidentin tragjik në Kavajë- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor të Shqipërisë janë ndaluar sot. 12 maj 2016, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.br Arrestimi i tyre ka lidhje me aksidentin tragjik në Kavajë javën e kaluar ku humbën jetën dy fëmijë të miturbr Të ndaluarit me urdher te prokurorise se Kavajës janë Dritan Fejzo, drejtor juridik në Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Bib Gjomakaj, drejtor rajonal i Autoritetit Rrugor Tiranëbr Organi i akuzës ashtu sikurse edhe ekspertë rrugorë mendojnë se aksidenti nuk do të kishte këtë bilanc tragjik, nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë.br ?Nga veprimet e deritanishme hetimore, Prokuroria e Kavajës dyshon se pasojat e aksidentit rrugor do të ishin më të vogla, nëse siguria rrugore e aksit ku ka ndodhur ngjarja do të ishte më e lartë. Nga praktika dokumentare rezulton se hapësira ndërmjet guardarelave është pranë një pike karburanti. Kjo e fundit, gjatë ndërtimit të rrugës në vitin 2011, ka aplikuar disa herë tek Autoriteti Rrugor për t?i krijuar hapësirë që mjetet të hynin e dilnin nga rruga kryesore në pikën e furnizimit të karburantit?, thekson Prokuroria.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:34

Your Page Title