Manjani: S’ka letërporosi për Balilin - News, Lajme - Vizion Plus

Manjani: S’ka letërporosi për Balilin - News, Lajme - Vizion Plus

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se ende nuk ka një letërporosi për arrestimin e ish- kreut të transporteve të Sarandës Klemend Balili. Gjatë një aktiviteti per këshillimin ligjor falas të qytetarëve, Ministri i Drejtësisë, tha se në momentin që do të vijë, letërporosia do të bëhet publike. Nga ana tjetër mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje per trafikun e drogës Shqipëri-Greqi. Sipas tyre, kreu i narkotrafikut është 50-vjeçari Dhimitër Poti një biznesmen nga Saranda i njohur në media si ish-pronar i kompanisë së ilaçeve ?Chim Prod?.Kjo kompani po hetohej për pastrim parash nga njësia Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës, për lëvizjen e dyshimtë të mbi 800 mijë eurove. Nga ana tjetër, mediat shkruajnë se Poti është kreu i grupit kriminal që trafikon drogë në disa shtete të Bashkimit Europian, grup në të cilin sipas autoriteteve greke bën pjesë dhe ish-drejtori i Transportit në Sarandë, Klemend Balili ose i njohur me pseudonimin Keli. Sipas mediave greke, 50-vjeçari me banim në Belgjikë njihet me pseudonimin ?Walter?, dhe zotëron në këtë shtet një kompani, e cila merret kryesisht me transportin.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:17

Your Page Title