Report TV - Kushtetuesja rrëzon amendamentin “Balla” për pronësinë e mediave

Report TV - Kushtetuesja rrëzon amendamentin “Balla” për pronësinë e mediave

Gjykata kushtetuese ka rrëzuar nenin e ligjit të ri për mediat audiovizive që lejonte një person të zotëronte më shumë se 40 të pronësisë së një subjekti mediatik.br br Heqja e këtij kufiri u propozua nga Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, duke ngjallur debate në ambientin mediatik, por edhe reagime nga komuniteti ndërkombëtar.br br Por Gjykata vendosi se asnjë prej pronarëve të subjekteve mediatike nuk mund t?i lejohet zotërimi i më shumë se 40 të aksioneve.br br Kundërshti mbi këtë amendament shprehën edhe Këshilli i Evropës, si prezenca e OSBE-së në Shqipëri.br br Këshilli i Evropës ju drejtua Komisionit parlamentar të Medias me shqetësimin për këtë amendament që, sipas saj, prekte pluralizmin e medias.br br Po ashtu, përfaqësuesja për Lirinë e Medias në OSBE, Dunja Mijatoviç, në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, theksoi se heqja e nenit 62 do të ketë ndikim shume negativ për lirinë e medias në Shqipëri.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 00:51

Your Page Title