Ismail Kadare nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”- Ora News- Lajm i fundit

Ismail Kadare nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”- Ora News- Lajm i fundit

Subscribe në Ora Neës këtu br Presidenti Bujar Nishani i ka akorduar shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e flamurit kombëtar.Në fjalën e tij Presidenti vlerësoi veprën dhe kontributin e shkrimtarit në letërsi jo vetëm atë shqipe por edhe botërore.Për shkrimtarin nderimi i bërë nga Presidenti është jo vetëm për të por letërsinë e kulturën shqipe.br br Presidenti Bujar Nishani ka nderuar me dekoratën e Flamurit Kombëtar shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare. Në Konferencën Ndërkombëtare me titull "Shekulli i Kadaresë", kreu i shtetit theksoi se vepra e shkrimtarit Kadare nuk i përket vetëm kombit shqiptar por mbarë botës. Megjithatë Nishani pohoi se ky dekorim i Kadaresë është i vonuar:br br Bujar Nishani: ?Dekorata e Flamurit Kombëtar për ju Z.Kadare mbase është e vonuar, fshehur hallesh , kontradiktash e rrëmujash shqiptare, aq të kritikuara nga ju te mosmarrëveshja. Por jemi të vetëdijshëm se çfarëdo e me sado dëshirë t?ua japin institucionet shqiptare është pak përballë përjetësisë që na keni falur me veprën tuaj madhore. Jo veç ne, por dhe trashëgimisë shpirtërore të mbarë botës?.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:57

Your Page Title