Report TV - Djali i'u vra në Greqi, prindërit: Nuk marrim dot trupin, kërkojmë ndihmë

Report TV - Djali i'u vra në Greqi, prindërit: Nuk marrim dot trupin, kërkojmë ndihmë

Familjarët e Bledar Terpollarit, i cili u gjet i vrarë një javë më parë në Greqi, i bëjnë apel shtetit që tu kthejë trupin e djalit.br br Me lotë në sy ata kërkojë që ti bëjnë djalit nderimet e fundit.br br Në mes të skamjes, prindërit e Bledar Terpollarit dhe vëllai i tij invalid, presin të afërmit për ngushëllim, por ende nuk kanë parë trupin e djalit të tyre.br br Kujtim Terpollari, babai i Bledarit, e ka të pamundur të flasë, por mes lotëve ai kërkon që ti kthehet trupi i djalit.br br Nëna e Bledar Terpollarit, shprehet për Report TV se djali iku në emigracion për shkakto varfërisë dhe ai pononte si çoban.br br Ajo shprehet se po bën dy vitet pa e parë djalin ndërsa kontaktet e fundit i kishte pasur vetëm një javë më parë. br br Banesa e Bledar Terpollarit ndodhet në fshatin Back të Potomit në Skrapar.br br Veç largësisë nga qëndra e banuar, kjo familje përballet çdo ditë me varfërinë dhe pamundësinë për të siguruar jetesën.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:27

Your Page Title