Report TV - Policia dy ditë në shtëpinë e Balilit, fqinjët: S'e kemi parë

Report TV - Policia dy ditë në shtëpinë e Balilit, fqinjët: S'e kemi parë

Gjatë dy ditëve të fundit, Policia e Sarandës ka kryer kontrolle për Kelmend Balilin, por ai nuk është gjetur. br br Burime nga Drejtoria e Policisë bëjnë me dije se ai është kërkuar për tu shoqëruar dhe pyetur në lidhje me linjat e trafikut të drogës Shqipëri-Greqi, ku mediat e vendit fqinj e kanë akuzuar si një nga baronët më të mëdhenj të drogës.br br Në dy ditët e fundit Policia ka kryer disa kontrolle në banesat ku mendohet se mund të strehohej. Kontrollet janë shtrirë edhe në qytetin e Delvinës, por sërish Policia nuk ka rënë në gjurmët e Balilit. br br Gjithashtu, fqinjët bëjnë me dije se që prej të mërkurës në mbrëmje, Kelmend Balili nuk është parë në banesën e tij.br br Një ditë më parë, Ministria e Transporteve, shkarkoi Kelmend Balilin nga detyra e Drejtorit Rajonal të Shërbimit të Transportit Rrugor në Sarandë.br br Shkarkimi i tij erdhi pas një shkrese nga Policia e Shtetit drejtuar Ministrisë së Transporteve për nisjen e hetimeve ndaj Balilit, i akuzuar nga mediat greke se është koka e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. br br Vetë Balili i ka përgënjeshtruar akuzat duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe se ka dëshmi penaliteti të pastër. Gjithashtu, sipas tij, sistemi TIMS mund ta vërtetojë se ai ka vite që nuk ka shkuar në Greqi.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:57

Your Page Title