Kosovarët braktisin Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

Kosovarët braktisin Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

Lajmi i mire per kosovaret qe do t?i liberalizohen vizat, duket se do te jete lajm i keq për turizmin shqiptar. Me hyrjen ne fuqi te këtij vendimi, shume kosovare qe zgjidhnin bregdetin tone për te pushuar, do te eksplorojnë vende evropiane. Agjentet turistike thonë se është e vështirë te përcaktosh efektin konkret, por sipas tyre, praktika do te jete e ngjashme, si ne rastin kur Shqipërisë, pas heqjes se vizave, Greqia u kthye ne destinacionin me te frekuentuar turistik nga vendet e evropiane. Operatoret thonë se këtë boshllëk qe do te krijohet, qeveria duhet ta kompensoje, duke marre masa qe i vijnë ne ndihme industrisë turistike. Pik se pari ata kërkojnë zbatimin e ligjit te turizmit, i cili edhe pse ka kohe qe është miratuar, ai ka mbetur ende pezull ne zbatim. Kosovaret janë kontingjenti kryesor qe dominojnë ne turizmin shqiptar.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:42

Your Page Title