Aksident në afërsi të Gjormit - Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Fushë Krujë-Milot

Aksident në afërsi të Gjormit - Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Fushë Krujë-Milot

Subscribe në Ora News këtu br Një këmbësor ende i paidentifikuar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në supëstraden Fushë Krujë-Milot.br Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të martës në afërsi të fshatit Gjorm të Kurbinit.br Teksa po lëvizte në këmbë në anë të rrugës, viktima i cili është rreth 50-vjeç u përplas nga një automjet tip Volsëagen me targa AA 955 HU që drejtohej nga shtetasi me iniciale P.V.br Ai ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, duke mos e parë viktimen që lëvizte në anë të rruges.br Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme atij.br Viktima e këtij aksidenti është dërguar në morgun e Spitalit të Laçit, ndërsa ende nuk është identifikuar pasi nuk i është gjetur asnjë dokument me vete.br Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë dhe shpëjtësia me të cilen lëvizte drejtuesi i mjetit që shkaktoj aksidentin.br Ky i fundit është ndaluar menjëherë nga policia dhe po merret në pyetje rreth ngjarjes.


User: Ora News Lajme

Views: 6

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 00:26

Your Page Title