Falsifikuan pronën - Trualli në Karaburun, arrestohen noterja dhe avokati, në kërkim biznesmeni

Falsifikuan pronën - Trualli në Karaburun, arrestohen noterja dhe avokati, në kërkim biznesmeni

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Vlorës ka arrestuar një avokat dhe një notere për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni, në vijim të hetimeve të Prokurorisë për një truall 220 ha truall në Karaburun, i cili u sekuestrua. Pas hetimeve 3 mujore, blutë shpallën në kërkim dhe një biznesmen nga Vlora, i përfshirë në këtë çështje.br Policia e Vlorës ka arrestuar një avokat dhe një notere për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa u shpall në kërkim një biznesmen.br Arrestimet janë në vijim të sekuestros së 220 hektarë truall në gadishullin e karaburunit, me vlerë 100 milionë euro, pronë e cila pas hetimeve 3 mujore, ka mundur të zbardhet se është përvetësuar përmes falsifikimit të dokumentave.br Blutë kanë arrestuar 35-vjeçarin, Enkes Hysendhima me profesion avokat dhe Belona Serajn 29 vjeçe me profesion notere, ndërsa u shpall në kërkim biznesmeni 52-vjeçar P.P.br Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se për tokën e sekuestuar në Shën Vasil, janë kryer transaksione të ndryshme, duke u tjetërsuar tek persona të tjerë, veprim që është pasqyruar më pas edhe në regjistrat e ZVRPP Vlorë, me qëllim fshehjen e origjinës së pasurisë.br Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, urdhëroi nisjen e proçedurave të verifikimit ndaj noteres të përfshirë.


User: Ora News Lajme

Views: 9

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 01:00