Grabitja, Policia: TIA përgjegjëse për sigurinë në aeroport, u grabitën më pak se 1 mln euro

Grabitja, Policia: TIA përgjegjëse për sigurinë në aeroport, u grabitën më pak se 1 mln euro

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Tiranës dha deklaratë zyrtare në lidhje me vjedhjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rinas.br Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj teksa sqaroi me detaje ngjarjen, deklaroi se autorët të maskuar me paruke dhe maska kanë arritur të grabisin një shumë valute më pak se 1 milion euro, duke mos e saktësuar shifrën e saktë.br Ai deklaroi se autorët ishin të pajisur me armë automatike, por nuk kanë qëlluar. Gjithashtu, drejtori i policisë deklaroi se njoftimi në polici është bërë 5 minuta pasi autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.br Hodaj: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 30 qershor në aeroportin ?Nënë Tereza? në Rinas bëj me dije se:Në orën 14:16 sipas orës së sistemit të kamerave të sigurisë së aeroportit të Rinasit, një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha foskoroshente kapërcen portën e ndodhur në skajin veriperëndimor të pistës e cila përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionin. Ky person ka prerë drynin e derës dhe pasi ka hapur atë, në territorin e pistës futet një automjet tip ?Mercedez Benz? me ngjyrë vishnje.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2017-02-21

Duration: 08:10