Report TV - Ligji i mbetjeve në grupin e PS-së Shalsi: Miratohet më 22 shtator

Report TV - Ligji i mbetjeve në grupin e PS-së Shalsi: Miratohet më 22 shtator

Ligji i mbetjeve është diskutuar gjatë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.br br Shfuqizimi i ligjit të qeverisë Berisha për importin e mbetjeve , ishte vendimi i parë i qeverisë Rama, ndaj rikthimi i tij ka shqetësuar jo vetëm ambientalistët por dhe vetë deputetët.br br Që prej 2013-s Shqipëria nuk importon më mbetje të riciklueshme dhe industria e përpunimit të tyre është drejt falimentimit sipas deputetit Eduard Shalsi, Ervin Bushati të PS-së dhe Bujar Derveni të LSI-së, që me ligj synojnë të riligjërojnë importin.br br Megjithatë lista e mbetjeve të lejuara është reduktuar në 5 lloje , nga 26 që ishte në ligjin e vjetër.br br Vetë kryeministri para se të largohej nga mbledhja me deputetët, ka deklaruar se vendimi i 2013-s ishte drejtë, por tashmë kushtet kanë ndryshuar.br br Me vendimin e Këshillit të Ministrave ku do të përcaktohet lista e mbetjeve jo të rrezikshme që do të futen në territorin shqiptar, sipas tij, procesi do të jetë më i kontrolluar.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-02-22

Duration: 01:57