Ora News – “Ëndrra e doktorit”, Besnik Mustafaj provokon e satirizon përmes groteskut

Ora News – “Ëndrra e doktorit”, Besnik Mustafaj provokon e satirizon përmes groteskut

Subscribe në Ora News këtu br Besnik Mustafaj ka provokuar fort në librin e tij të fundit ?Ëndrra e doktorit?. Ai rikthen protagonist Doktor Adhamudhin e Andon Zako Cajupit, për të satirizuar politikanët e sotëm, por duke i dhënë personazhit dimensionin e gjithëkohësisë në problematikat që mbart e përcjell.br Mustafaj: Besoj se është gjithëkohësia shqiptare në raport me problematikën që mbart doktor Adhamudhi.br Po kush është Doktori me ëndrra? Për autorin lidhja e personazhit me një emër konkret do të ishte ngushtim i pamjes. Nësë e lidhni me Sali Berishën, Mustafaj është i aftë të gjejë analogji më të fortë me Edi Ramën.br Mustafaj: Asosacionin shumë më të qartë e gjeni në njjë intervistë të Edi Ramës, babait të rilindjes së sotme, i cili sapo u bë Kryeministër thotë se obsesionet e mia janë vdekja dhe përjetësia.Në këtë kuptim i gjen kudo dhe do të ishte ngushtim i pamjes nëse do të mbetej vetëm tek Doktori, Kardiologu.br Përmes groteskut gati të pashpirt, Mustafaj prek temat e tij të pëlqyera si lidhja me historinë dhe marrëdhënia kujtesën, ndërsa vlerëson së një shekull diçka nuk ka ndryshuar.br Mustafaj: Elita drejtuese, udhëheqëse shqiptare ka pasur një këmbëngulje shumë të madhe për ti përqëndruar tek vetja edhe lavdinë, edhe të kaluarën, edhe të ardhmen, edhe paranë.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2017-02-22

Duration: 01:37

Your Page Title