Report TV - Zhvendoset projekti, impianti i mbetjeve ndërtohet në Mbrostar

Report TV - Zhvendoset projekti, impianti i mbetjeve ndërtohet në Mbrostar

FIER - Këshilli Bashkiak i Fierit ka vendosur që impianti i përpunimit të mbetjeve të ndërtohet në njësinë administrative Mbrostar.br br Pas 4 orë debatesh, Këshilli Bashkiak vendosi me 24 vota pro, nga 35 këshilltarë që ishin të pranishëm në mbledhje, që landfilli të ndërtohet në njësinë administrative Mbrostar.br Zhvendosja e vendit ku do të ndërtohet impianti nuk gjeti konsensusin e plotë të Këshillit, pasi këshilltarët e djathtë dhe një këshilltare e LSI-së votuan kundër.br br Fillimisht impianti i përpunimit të mbetjeve ishte parashikuar që të ndërtohej në njësinë administrative Portëz, në fshatrat Plyk dhe Mbyet, por u kundërshtua ashpër nga banorët, të cilët u ngritën në protesta, duke bllokuar edhe akset nacionale.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-02-22

Duration: 01:02

Your Page Title