Ora News – Ligji i ri, çdo prind që ushtron dhunë i hiqet kujdestaria e fëmijës

Ora News – Ligji i ri, çdo prind që ushtron dhunë i hiqet kujdestaria e fëmijës

Subscribe në Ora News këtu br Ministri i Mirëqenies Socilae Blendi Klosi prezantoi në Komisonin e Integrimit Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Çdo prind i cili ushtron dhunë humbet automatikisht kujdestarinë ndaj fëmijës. Deputetja Majlida Bregu ngriti alarmin për fëmijët e dhunuar duke theksuar se vetëm nga muaji janar në mars ka 849 raste.br Baballarët apo nënat e dhunshme dhe neglizhente rrezikojnë të humbasin të drejtën e prindërimit. Ky është ndryshimi thelbësor që vjen në ligjin e ri për mbrojtjen e fëmijevë, i prezantuar në Komisonin e Integrimit nga ministri i Mirëqenies Socilae dhe Rinisë Blendi Klosi.br Klosi: Fëmija dhunohet dhe familja nuk mund bëjë mbrojtjen e këtyre të drejtave. Punonjësit social me të drejtën dhe autoritetin që të pezullohet prindërimi për tja kaluar procedurave gjyqësore. br Ligji i ri sjell një tjetër ndryshim duke detyruar mjeket, mësuesit apo edukatorët të raportojnë çdo akt apo dyshim për dhunë.br Klosi: Mësuesit dhe psikologët në shkolla, punonjësit social kanë detyrimin të raportojnë për cdo rast dhune.br Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu tha se shifrat për dhunën ndaj fëmije janë alarmante.br Bregu: Vëtëm për tremujorin janar-mars 2016 arrijnë në 849 raste në 7 bashki të vendit.Nga të cilat 250 raste të rejabr Shqetësim për vendin tonë mbeten shifrat e të miturve të cilët zgjedhin vendet e BE për të kërkuar azil. Vetëm për vitin 2016 janë rreth 150 fëmijë të kthyer. Ligji i ri gjithashtu, parashikon sanksione të qarta për shfrytëzimin e fëmijëve në punë.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2017-02-22

Duration: 01:20

Your Page Title