Report TV - PD kallëzon ministrin Beqaj në Prokurori për tenderin e barnave

Report TV - PD kallëzon ministrin Beqaj në Prokurori për tenderin e barnave

Akuzat që Partia Demokratike artikulon prej disa ditësh në drejtim të ministrit Beqaj i ka përkthyer në veprime, duke iu drejtuar Prokurorisë së i Përgjithshme me një kallëzim penal për ministrin e Shëndetësisë.br br Kallëzimi u dorëzua nga deputetet Jorida Tabaku e Albana Vokshi ndërsa dosja ka të bëjë me ndërhyrjet në tenderin e barnave.br br Sipas Jorida Tabakut, veprimi i ministrit Beqaj përveç dëmit që i shkaktohet qytetarëve ka një faturë financiare prej rreth 1 miliard lekë.br br Ndërkaq Vokshi i kërkon prokurorisë edhe për të dhënat që vijnë pasi sipas saj, nga ky veprim mund të ketë patur edhe viktima në jetë të qytetarëve.br br Kjo nuk është dosja e parë që demokratët depozitojnë në prokuroi për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-02-23

Duration: 01:16