Report TV - Dekriminalizimi prek deputetin e parë, Selami në prokurori

Report TV - Dekriminalizimi prek deputetin e parë, Selami në prokurori

TIRANE-Deputeti i qarkut të Vlorës Shkëlqim Selami është i pari ligjvënës që rrezikon mandatin nga efektet e ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim ndaj Selamit për deklarim të rremë, ndërsa këtë të martë ai ka deponuar për afro 25 minuta para hetuesve të strukturës së dekriminalizimit.br br Vetë Selami e cilëson këtë hetim si një sulm politik, ndërsa sipas të dhënave të Prokurorisë ka dokumente që faktojnë se ai ka qenë i proceduar për trafik të qënieve njerëzore nga dhe ku është dënuar në Brindizi, Itali.br br Këtë të martë Shkëlqim Selami, deputet në qarkun e Vlorës për afro 25 minuta ka dhënë shpjegime në Prokurorinë e Përgjithshme mbi statusin e personit ndaj të cilit ka nisur një procedim penal për verifikimin e të dhënave për efekt dekriminalizimi.br br Burime nga seksioni i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme thanë për Report Tv se procedimi ka nisur kryesisht nga materialet e publikuara në media ndërsa kjo zyrë disponon po ashtu të dhëna shtetë në lidhje me statusin që Selami ka në raport me drejtësinë në Itali.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-02-23

Duration: 02:14

Your Page Title