Ora News –Moratorium për lojërat e fatit dhe kufizim të tabelave reklamuese

Ora News –Moratorium për lojërat e fatit dhe kufizim të tabelave reklamuese

Subscribe në Ora News këtu br Mazhoranca pas shtyrjes së ligjit të lojërve të fatit me dy vjet, me po kaq vite ka ngrirë edhe tregun e këtyre bizneseve. Komisioni i Ekonomisë vendosi të mos jepet asnjë licencë e re dhe po ashtu mos rihapen pikat e lojërave të fatit që humbasin bizneset përgjatë këtyre dy viteve. Komisioni shtyu diskutimin e ligjit për miratimin e kontratës koncesionare për pullat e barnave, ku deputeti Erjon Braçe ka kërkuar nga Ministri i Financave Ahmetaj një raport vlerësimi të efekteve që ka sjellë kontrata aktuale koncesionare e nënshkruar për prej 2011.br Komisioni i Ekonomisë ka ngrirë për dy vjet tregun e lojërave të fatit, ku asnjë biznes i ri nuk do të licesohet, por as nuk do të mund të rihapin pikat e lojërave të fatit që i kanë humbur gjatë kësaj periudhe tranzitore të ligjit.br Po ashtu ligji kufizon edhe tabelat e reklamave të lojërave të fatit.br Braçe: Ngrin situata aktuale, pra aq salla dhe aq pika që janë licensuar deri në këtë moment, aq mbeten.Ndërkohë që ligji vazhdon funksionimin e tij në aspektin e licensimit të resort-kazino dhe kazino në hotele me pesë yje. Sot u bë një ndryshim që kufizon në një tabelë të thjeshtë me dimensione normale që do të përcakohen nga Ministria e Financave reklamimin e lojërave të fatit.Pra fasadat që i shikoni të mbushura me reklama që ftojnë çdo lloj qytetari, madje dhe fëmijë brenda lojërave të fatit, nuk do të ekzistojnë më.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-02-23

Duration: 01:39

Your Page Title