Ora News –Pukë, dëmtohen dhjetëra hektarë pyje me pisha

Ora News –Pukë, dëmtohen dhjetëra hektarë pyje me pisha

Subscribe në Ora News këtu br Një vit pasi Ministria e Mjedisit ndërmori fushatën e gjërë të dezinfektimit të kurorës së gjelbërt në 6400 ha pyje në 4 qarqe të vendit, sëmundja e proçesionares është rishfaqur sërish.br Rrethi i Pukës vijon të jetë më i godituri nga sëmundja e pishave, ku mjafton një vëzhgim i thjeshtë për të kuptuar situatën në të cilën ndodhet sot ky masiv pyjor. Sëmundja është përhapur me shpejtësi dhe asnjë pemë nuk ka mbetur e paprekur, madje duket sikur gjurmët e dezinfektimit janë të largëta.br Inspektoriati i pyjeve në qarkun e Shkodrës thotë se nuk ka asnjë të dhënë sa është në shifra sipërfaqja e prekur, nëse do të ketë një tjetër ndërhyrje nga ajri apo jo. Procesionarja e dëmton pishën në mënyrë të pakthyeshme nëse nuk ndërhyhet në kohë duke shkaktuar tharjen e plotë të saj.br Ajo luftohet në mënyrë mekanike, duke i mbledhur insektet, sa janë ende në boçen e tyre dhe më pas digjen. Kjo njihet ndryshe si forma më e mirë e luftimit, pasi dezinfektimi nga ajri mbetet më sipërfaqësor.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2017-02-25

Duration: 01:35

Your Page Title