Ora News –Ligji për minoritetet, Dule: Duhet gjithëpërfshirje dhe përgjegjshmëri

Ora News –Ligji për minoritetet, Dule: Duhet gjithëpërfshirje dhe përgjegjshmëri

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, deputeti I Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo dhe përfaqësues të minoritetit grek, janë mbledhur për të diskutuar mbi draft ligjin për minoritet, i cili është në fazë hartimi nga Ministria e Jashtme.br Dule, tha se drafti do të analizohet në detaj nga të gjithë faktorët për të siguruar të drejta themelore të minoriteteve.br Dule: Çështja që po trajtojmë është i një rëndësie madhore për minoritetin etnik grek, për minoritetet në Shqipëri, po edhe për vetë demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.br Bëhet fjalë për përgatitjen e opinionit të minoritetit etnik grek dhe të gjithë faktorit politik të tij në lidhje me ligjin që po përgatitet për sanksionimin e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në vendin tonë. Rrjedhimisht është rëndësia e këtij akti ligjor që kërkon një përgjegjshmëri dhe përfshirje sa më të gjerë që të jetë e mundshme.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-02-25

Duration: 01:15

Your Page Title