Report TV - Lezhë, nxënësit e shkollës së kuzhinës drekë fëmijë në nevojë

Report TV - Lezhë, nxënësit e shkollës së kuzhinës drekë fëmijë në nevojë

Festa e Krishlindjeve ka qenë e gëzueshme dhe për fëmijët Rom dhe Egjiptian në qytetin e Lezhës.br br Për ta kanë menduar nxënësit e shkollës së kuzhinës, të cilët artin e tyre në gatim për një ditë e kanë vënë në dispozicion të fëmijëve në nevojë. Janë 200 fëmijë të cilët u bënë pjesë e drekës festive të shtruar me këtë rast.br br Iniciatori i këtij aktiviteti, që është kthyer në traditë prej tre vitesh në Lezhë, thotë se nisma të tilla tregojnë se dhe kjo shtrese e shoqërisë nuk është e vetme.br br Arqipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale u shpreh se kjo drekë e shtruar për fëmijët e varfër dëshmon se Krishlindja është një festë për të gjithë.br br Për të organizuar këtë dreke bamirësie kuzhinierët e rinj u mbështetën dhe nga disa biznese në Lezhë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 01:09

Your Page Title