Papa mesazh për Sirinë - News, Lajme - Vizion Plus

Papa mesazh për Sirinë - News, Lajme - Vizion Plus

Mesazhin tradicional te Krishtlindjes, Urbi et Orbi, Papa Francesku ia kushtoi situatës ne Siri, duke përcjelle ne kete dite te shënuar nga sheshi i Shen Pjetrit ne Vatikan nje apel për paqe.?Paqe per te gjithë ne Siri, ku është derdhur shume gjak, veçanërisht ne Alepo ku javët e fundit jane kryer beteja nga me te ashprat. Është urgjente qe te respektohen te drejtat humanitare, te garantohet asistence per popullsinë civile, qe gjenden ne situate te dëshpëruar vuajtjeje dhe mjerimi. Eshte koha qe armët te heshtin dhe komuniteti ndërkombëtar te ndërhyje qe te gjeje nje zgjidhje te negociueshme per vendin e qe te rivendosen bashkëjetesa civile.?Por lutjet e Papës shkuan edhe per fëmijët qe vuajnë nga luftërat dhe per emigrantet.?Paqe per fëmijët, veçanërisht per ata qe jane te privuar nga gëzimet e femijerise per shkak te urisë, luftërave dhe egoizmit te te rriturve. Paqe për ata qe kane humbur nje person te dashur nga aktet e terrorizmit, qe kane mbjelle frike dhe vdekje ne shume vende dhe qytete. Paqe per refugjatet dhe emigrantet, per popujt qe sot vuajnë per shkak te ambicieve ekonomike te pak njerëzve, per ata qe kane vuajtur pasojat e tërmeteve, apo katastrofave natyrore?.Me herët ne meshën e Krishtlindjes Ati i Shenjte tha se kjo feste eshte marre peng nga materializmi, qe e lë Zotin në hije dhe bën që shumë njerëz të jenë të verbër ndaj nevojave të të uriturve, emigrantëve dhe viktimave të luftës dhe per ketë arsye duhet te çlirohet. Ceremonitë ne Vatikan janë zhvilluar nen masa te larta sigurie, pas paralajmërimeve per sulme te mundshme ne Europe.mesazh per Sirinë e emigrantet.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 01:50

Your Page Title