Mbrëmje gala në Teatrin Skampa - News, Lajme - Vizion Plus

Mbrëmje gala në Teatrin Skampa - News, Lajme - Vizion Plus

Një mbrëmje gala, ndryshe nga sa ka përjetuar Teatri Skampa i Elbasanit gjatë këtij sezoni, pritet të përmbyllë dhe aktivitet e zhvilluara gjatë 2016-ës. Përgatitjet për këtë shfaqje janë drejt përfundimit e pak para se të hapen perdet për të shijuar artistikisht atmosferën e festave, drejtori i Teatrit Skampa vlerëson punën e bere. Emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare si Armaldo Kllogjeri e Ulpiana Aliaj do t?i bashkëngjiten zërave që do të jehojnë në skenën e Teatrit Skampa, ndërsa programi festiv sjell nga Franca e Greqia artistet Matilda Daiu e Majlinda Spiro. Mbrëmja gala që e pret publikun në 29 dhjetor në Teatrin Skampa, do të prezantohet nga Xhani Shqerra. Të ardhurat nga biletat, te cilat janë shitur prej dy javësh, do te shkojnë per Shtëpinë e fëmijëve dhe në ndihmë të fëmijëve autikë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 8

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 01:40

Your Page Title