Ora News –Rama: Deri tani kemi shpërndarë 110 mijë legalizime

By : Ora News Lajme

Published On: 2017-02-26

0 Views

01:23

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë shpërndarjes së legalizimeve për qytetarët e Tiranës, kryeministri Edi Rama tha se kjo mazhorancë arriti që në pak kohë të japë 110 mijë certifikata në të gjithë vendin. Kreu i ekzekutivit inkurajoi ata të cilët ende nuk i kanë plotësuar dokumentet për legalizim, të përfitojnë nga shtyrja e datës nga ALUIZNI.
Kryemisnistri Edi Rama foli me gjuhën e shifrave kur tha se në vetëm 2 vite e gjysëm janë dhënë 110 mijë leje legalizimi, kundrejt 21 mije në 8 vitet e qeverisjes së djathtë. Gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit, në pallatin e sportit ?Asllan Rusi? Rama tha se gjetja dhe sistemimi i dosjeve ishte një sfidë për Aluiznin.
Rama: Në 8 vitet e qeverisë së vjetër janë bërë 21 mijë legalizime, nga të cilat mbi 80% nuk kanë qenë banesa, por lokale dhe hotele. ne në 2.5 vite sot arrijmë të japim lejen e 110 mijë.
90 përqind e atyre që kanë legalizuar banesat nuk kanë borxhe të energjisë elektrike për shkak të një vendimi që u falte atyre 10 përqind të shumës së prapambetur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-deri-tani-kemi-shperndare-110-mije-legalizime/

Trending Videos - 29 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 29, 2024