Ora News –Prokuroria po verifikon edhe 20 zyrtarë të nivelit të lartë

Ora News –Prokuroria po verifikon edhe 20 zyrtarë të nivelit të lartë

Subscribe në Ora News këtu br Nuk ka vonuar përgjigja e Prokurorisë për KQZ, që kërkoi fakte shtesë për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Burime të Prokurorisë thanë për Ora News se sot janë ridërguar materiale që KQZ i ka në dosjen e secilit prej tre zyrtarëve. Ndërkaq bëhet e ditur se në kuadër të dekriminalizmit po verifikohen 570 raste, mes tyre 20 janë deputetë dhe kryebashkiakë.br Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur menjëherë KQZ që kërkoi fakte shtesë për 3 zyrtarët që rrezikojnë mandatin.br Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi organit të akuzës që t?i vinte në dispozicion numrin dhe datat e vendimeve përkatëseve të gjykatëve për kryetarin e bashkisë se Kavajës, Elvis Rroshi dhe dy deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.br Burime nga prokuroria thanë se bëhet fjalë për dokumenta që KQZ aktualisht i ka, por thjesht i janë ridërguar gjatë dites se martë.br Ndërkohë zyrtarisht mësohet se 20 nga 570 zyrtarët që janë duke u verifikuar nga sektori i dekriminalizmit në Prokurorinë e Përgjithshme i përkasin niveleve të larta si deputetë dhe kryebashkiakë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 01:21

Your Page Title