Report TV - Bora zbardh Korçën trashësia arrin deri në 10 cm

Report TV - Bora zbardh Korçën trashësia arrin deri në 10 cm

Qyteti i Korçës dhe zonat përreth janë veshur nga petku i bardhë i dëborës këtë të mërkurë. br br Reshjet kanë qenë intensive, ndërsa trashësia maksimale arrin deri në 10 cm në fshatin turistik të Dardhës. Në qytet ka gjithashtu prezencë të theksuar të borës e cila arrin 7 cm, por nuk raportohet për probleme në qarkullimin e automjeteve. br br Ndërsa segmenti rrugor në drejtim të fshatit turistik të Dardhës është i mbuluar nga bora dhe akulli çka e bën të domosdoshëm përdorimin e zinxhirëve nga automjetet. br br Në akset e tjera, pavarësisht reshjeve të dendura që prej mëngjesit, qarkullimi i automjeteve vijon normalisht dhe pa probleme. br br Megjithatë, policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes në aksin nacional Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 03:28

Your Page Title