Report TV - CEZ, Rama: Shqipëria fitoi nga marrëveshja miqësore me çekët

Report TV - CEZ, Rama: Shqipëria fitoi nga marrëveshja miqësore me çekët

TIRANE-Kryeministri Rama ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor të CEZ që drejtohet nga opozita ku objekt ishte hetimi i zgjidhjes së marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke CEZ.br br Kryeministri Edi Rama e cilësoi spektakolare, zgjidhjen miqësore që dha qeveria me çekët pasi arbitrazhi tha ai, do e dëmtonte vendin. Sipas kryeministrit, rrethanat përcaktuan zgjidhjen miqësore pasi në të kundërt Shqipëria rrezikonte kolapsin energjetik edhe financiar.br br "Nuk ishte aspak e paramenduar. U kushtëzuam nga rrethanat, e pashmangshme. Rrezikonim kolapsin energjetik e financiar?.br br Kreu i qeverisë u ngacmua nga pyetjet e Edmond Spahos, Gent Strazimiri e Jorida Tabaku.br br Ai u përgjigj mbi zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje duke shmangur arbitrazhin. Rama mbështeti deponimet e ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri mbi çëshjten.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 02:44

Your Page Title