Ora News –Miratohet plani urbanistik i Tiranës vetëm me votat e së majtës

Ora News –Miratohet plani urbanistik i Tiranës vetëm me votat e së majtës

Subscribe në Ora News këtu br Plani urbanistik i Tiranës është miratuar pas rreth 7 orësh diskutimet. Plani është miratuar vetëm me votën e anëtarëve të mazhorancës në këshillin bashkiak, ndërsa ata të opozitës kanë votuar kundërbr Mbledhja nisi me një orë vonesë, në 11:05. Që në nisje u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të artistit, Bujar Lako.br Palët u përfshinë në debate që në leximin e rendit të ditës. Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli, kërkoi të hiqen nga axhenda e diskutimeve plani urbanistik dhe buxheti, dy çështje të kontestuara nga opozita.br Por kryetarja e grupit të këshilltarëve të PS, Klodi Ferhati u shpreh se ?jane zbatuar te gjitha pikat me rigorozitet. Në emrin tim dhe te grupit te PS jemi kunder këtij propozimi?.br Ky plan u cilësua si abuziv nga këshilltarët e djathtë për shkak të kalimit të tij pa dëgjesa publike, pa konsultim me qytetarët e Tiranës, në mungesë të plotë të transparencës dhe në kundërshtim me ligjin.br Këshilltarët e Partisë Demokratike thonë se 3 mijë faqe plan urbanistik do të diskutohen vetëm për 5 ditë për mijëra banorë të Tiranës, çka shton dyshimet për abuzim dhe aferë të pastër korruptive me klientët e ngushtë të Veliajt.br Ndërkaq LSI përmes Endrit Brahimllarit propozoi që dita e sotme ti dedikohet konsultimit te planit urbanistik per te garantuar informimin.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 02:14

Your Page Title