Presidenti dekreton Ligjin për Aministinë

Presidenti dekreton Ligjin për Aministinë

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për dhënie amnistie. Nisma e Ministrisë së Drejtësisë u miratua në seancën e fundit plenare, vetëm me votat e maxhorancës.br br Nga amnisitia pritet të përfitojnë më shumë se 670 të dënuar, pas ndryshimeve që u bënë nga deputetët socialisitë në Komisionin e Ligjeve. Ligji parashikon faljen për të gjithë, ata persona të dënuar me vendim të formës së prerë deri në 12 Dhjetor të 2016 -ës për veprat penale, si ndërtimet pa leje dhe vjedhje të energjisë elektrike.br br Pjesë e amnistisë janë edhe ata persona, që janë në hetim apo gjykim për këto vepra penale që kanë ndodhur përpara datës 30 Nëntor të 2016. Periudha kohore e aministisë u shtri deri në tre vjet.br br Amnistia prek edhe një sërë veprash penale si kanosje apo plagosje me dashje, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, shkelja e qarkullimit rrugor, apo shkelja e fshehtësisë së votës.br br Nga amnistia nuk do të përfitojnë të gjithë ata persona që mbajnë një funksion publik dhe janë subjeck i ligjit të Dekriminalizimit apo janë në ndjekje penale.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 00:57

Your Page Title