Fishekzjarrët ndriçojnë qiejt nga lindja ne perëndim - News, Lajme - Vizion Plus

Fishekzjarrët ndriçojnë qiejt nga lindja ne perëndim - News, Lajme - Vizion Plus

Fishekzjarrët ndriçuan qiejt e kryeqyteteve te botes, qe priten Vitin e Ri 2017. Nga Sidnei ne Moske, nga Parisi ne New York, festimet u zhvilluan nen masa te larta sigurie. Ndërsa akrepat e Big Benit shënuan se mesnata mbërriti, dhjetëra mijëra njerëz ndoqën spektaklin e fishekzjarrëve nga Lumi Tamiz ne Londër. Ne Paris festimet kryesore u mbajtën pranë kulles Eifel, ndërsa monument i Harkut te Triumfit ishte zbukuruar me ngjyra e drita dhe përshëndetja ?Mirëserdhët ?ishte shkruar ne disa gjuhe. Fishekzjarrët e hedhura prane portës se Brandeburgut, skuqen edhe qiellin e Berlinit. Ato nuk munguan as ne Moske. Viti i Ri u festua edhe ne sheshin ?Times Square? te New York-ut, ku ishin mbledhur rreth 2 milionë njerez. Momenti i lëshimit te topit prej kristali qe shënoi edhe ardhjen e 2017-es u shoqërua me puthje, përqafime dhe shkëmbime urimesh.Ne plazhin Copacabana ne Rio te Brazilit, festimet ishin me te pakta kete vit, per shkak te krizës ekonomike, ndërsa ne Dubai, fishekzjarrët u hodhën nga ndërtesa me e larte e botes, Burj Khalifa.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 01:33