Report TV - Aksidenti në Shkodër-Koplik ndërrojnë jetë dy të plagosurit

Report TV - Aksidenti në Shkodër-Koplik ndërrojnë jetë dy të plagosurit

Kanë ndërruar jetë dy personat e moshuar, të aksidentuar sot në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.br br Të vdekurit janë Fran Luca, 85 vjeç, dhe Kol Gjoni, 77 vjeç. Të dy u goditën nga një makinë Benz, e drejtuar nga shtetasi Nimet Bilani, tashmë i arrestuar.br br Në komunikatën e parë të policisë u bë e ditur se një nga shtetasit ishte jashtë rrezikut për jetën, por me sa duket goditja ka qenë fatale për të dy.br br NJOFTIMI I POLICISEbr Më datë 02.01.2017, rreth orës 17.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri ka ndodhur një aksident rrugor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se, mjeti tip ?Benz? me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, ka aksidentuar dy shtetas të cilët ishin këmbësorë konkretisht, Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 00:54

Your Page Title