Report TV - Nis dëbora në Kukës, emergjencat në gatishmëri

Report TV - Nis dëbora në Kukës, emergjencat në gatishmëri

Dëbora ka nisur të zbardhë veriun e vendit mbrëmjen e sotme. Ndërkohë në Kukës, bashkia ka mbledhur shtabin e emergjencave. br br Reshjet e botës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.Drejtuesit janë të detyruar të përdorin paisjet dimerore.br br Vështirësi janë krijuar në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Malore e Kalimashit ku trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm.br br Ndërsa bashkia e qytetit u bën apel operatorëve të kontraktuar për rritjen e nivelit të gatishmërisë, për ndërhyrje me mjete e makineri në të gjitha akset rrugore.br br Në rrugët e qytetit punonjësit po hedhin kripë për të shmangur aksidentet.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 01:45

Your Page Title