Dita e ujit të bekuar

Dita e ujit të bekuar

Temperaturat e ulëta nuk i kanë trembur besimtarët ortodoks të Beratit, që të kryejnë ritet fetare të ujit të bekuar. Edhe pse binte dëborë, dhjetëra të rinj janë futur në ujërat e Osumit për të kapur kryqin.br br Në Fier, hedhja e kryqit u bë në shatërvanin e qytetit, por vetëm dy të rinj guxuan të futen për ta marrë edhe bekimin.br br Por kisha e Shën Gjergjit gjatë meshës së mbajtur nga mitropoliti i Fierit ishte plot.br br Ndryshe ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Asnjë nuk ka guxuar të futet në det për të kapur kryqin.br br At Konanstandin Prifti e ka justifikuar gjithçka me motin e ftohtë, ndërsa ka uruar gjithsesi qytetaret dhe besimtarët.br br Kremtimi i ditës së Epifanisë është shoqëruar me mbajtjen e meshës ne kishebr br Epifania është dita qe simbolizon për besimtaret ortodoksë pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2017-02-26

Duration: 01:08