Report TV - Durrës, momentet e grabitjes së karburanteve. Pranga 2 autorëve

Report TV - Durrës, momentet e grabitjes së karburanteve. Pranga 2 autorëve

Policia ka goditur një grup të armatosur që kryente grabitje të karburanteve. br br Në prangat e policisë kanë rënë dy autorë, Florjan Thana 19 vjeç? dhe Klajdi Pupa 20 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, Bajram Kaumacaku, 20 vjeç.br Grabitja e fundit ka ndodhur një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku nga një automjet tip "Golf" kanë dalë tre persona të armatosur të cilët kanë grabitur xhiron ditore të dy karburanteve përballë njëri-tjetrit. br br Hetimet dokumentojnë edhe grabitjen e një karburanti të kryer në 12 dhjetor të vitit të kaluar. br br Policia ka sekuestruar edhe automjetin tip "Golf" që përdorej nga autorët. br br Gjithashtu, policia ka publikuar edhe videon e grabitjes së një prej karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës si dhe të arrestimit të dy autorëve të dyshuar.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-02-27

Duration: 01:34