Ora News – Izolimi nga dëbora, helikopteri i “Cougar” shpërndan pako me ushqime

Ora News – Izolimi nga dëbora, helikopteri i “Cougar” shpërndan pako me ushqime

Subscribe në Ora News këtu br Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte në Klos të qarkut të Dibrës, një nga zonat më të prekura nga moti i acartë i ditëve të fundit. Tahiri pa nga afër ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë në kushtet e të ftohtit polar.br Tahiri: Po i gjendemi familjeve në nevojë me bazën minimale për ushqime dhe veshmbathje në mënyrë që gjithë ata që kanë probleme me kushtet e jetesës për shkak të motit të mos gjenden vetëm dhe të mos kenë probleme me shëndetin.br Emergjencat Civile në bashkëpunim me Forcat e Armatosura kanë nisur shpërndarjen e ndihmave me helikopter në zonat e izoluara nga bora dhe ngricat.br Në përgjigje të kërkesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, helikopterët e Forcës Ajrore kanë kryer disa fluturime për shpërndarjen e ndihmave në zonat e izoluara.br Një helikopter ?Cougar? i Forcës Ajrore ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore dhe batanije për banorët e fshatrave Arrën dhe Kalis në Kukës.br Ndihmat e shpërndara për banorët e këtyre fshatrave të izoluar prej disa ditësh janë siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-03-04

Duration: 01:40

Your Page Title